Policia gjermane njoftoi sot se ka hapur një hetim pasi ka gjetur trupat e tre personave të vrarë me shigjeta në një dhomë hoteli në Bavari.
Punonjësit e një hoteli në qytetin e Pasaut gjetën trupat e një burri 53 vjeç dhe dy gra 33 dhe 30-vjeç.
Siç deklaroi policia, ata janë shtetas gjermanë.
Kufomat e personave të vdekur janë dërguar me urdhër të prokurorit për obduksion.