Fjalë Kyçe

Gjendet e mitura e zhdukur në Podujevë, thotë se ishte dhunuar

Gjendet e mitura e zhdukur në Podujevë, thotë se ishte dhunuar

Një e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të mitur.

“Në lidhje me rastin është raportuar se më 18.09.2021 viktima femër kosovare (e mitur) e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur,  është paraqitur në stacion policor  së bashku me familjarët  e saj  dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë ky rast është duke u hetuar nga njësitë relevante.