Fjalë Kyçe

Gjendet familja e të moshuarit të humbur në Ferizaj

Gjendet familja e të moshuarit të humbur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se është gjetur familja e të moshuarit i cili në mesditë ishte hasur nga Policia e Kosovës në një rrugë të Ferizajt.

Sipas njoftimit, i moshuari i është dorëzuar familjarëve.

“Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij”, thuhet në njoftim.