Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Rreth orës 15:55 në rrugën Kuvendi i Lezhës në Pejë, është gjetur një person pa shenja jete. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.