Fjalë Kyçe

Gjendet një 34-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Gjendet një 34-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e së premtes, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo u shpreh se, “Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”.