Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një person në Deçan ka hasur në një mjet shpërthyes.
Pas raportimit të qytetarit, Policia e Kosovës ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës kanë bërë asgjësimin e mjetit.
Në raportin 24-orësh të publikuar nga PK thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:oo.