Fjalë Kyçe

Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë

Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë

Një mjet shpërthyes është gjetur para pak minutave në Pejë.

Sipas burimeve policore të afërta me “Radio 1”, mjeti shpërthyes është gjetur saktësisht në një trafo elektrike në lagjen ‘Kristal’, në afërsi të Fabrikës së Bukës.

Driton Rugova, zyrtar për Media në Policinë e Pejës ndërkohë ka konfirmuar se mjeti është gjetur në rrugën ‘Jeton Dedushaj’, dhe se po priten njësitë e specializuara për ta larguar dhe ekzaminuar më pas.

Njësitet e Specializuara policore tashmë janë në vendin e ngjarjes, teksa pritet të arrijë edhe FSK-ja.