Fjalë Kyçe

Gjendet një person i vdekur në Prizren, afër tij u gjet një pushkë gjuetie dhe një gëzhojë

Gjendet një person i vdekur në Prizren, afër tij u gjet një pushkë gjuetie dhe një gëzhojë

Gjatë ditës së djeshme një qytetar i Prizrenit është gjetur i vdekur në fshatin Nashec.

Afër trupit të viktimës, është gjetur një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një celular.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Fsh. Nashec, Prizren 17.05.2021-NN. Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.