Fjalë Kyçe

Gjendet një person pa shenja jete në Mitrovicë

Gjendet një person pa shenja jete në Mitrovicë

Sot rreth orës 20:22 është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të tunelit në Mitrovicë.

Dyshohet se viktima i moshës 64 vjeçare është babai i të ndjerit Ermal Kamberaj (ky i fundit është vrarë dy vite më parë në një lokal të quajtur ‘Checkin’), transmeton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci.

“Rreth orës 20:22 është njoftuar Policia për një trup të pajetë te tuneli në Mitrovicë. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi është dërguar për obduksion. Dyshimet e para janë se vdekja ka qenë natyrale sipas simptomave”.