Fjalë Kyçe

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, cilësohet si rast i dyshimtë

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, cilësohet si rast i dyshimtë

Një 43 vjeçar pasditen e sotme është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është një mashkull, me inicialet Y.Z.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ende nuk dihet se si rast, të cilin Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

“Në stacionin policor Veriu në Prishtinë, sot rreth orës 16:00 është hapur një rast I dyshimtë. Viktimë e këtij rasti është një mashkull Y.Z, 43 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Avdyl Ramaj” në Prishtinë. Humbjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajete është dërguar për obduksion. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.