Fjalë Kyçe

Gjendet një trup në mbetjet e aeroplanit të Emiliano Sala

Është gjetur një trup në mbetjet nënujore të aeroplanit që po e barte futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.

Aeroplani Piper Malibu u gjet në fund të detit në Guernsey pas kërkimit privat që nisi të dielën, gati dy javë pas zhdukjes së tij, transmeton Gazeta Express.

Trupi i gjetur nuk është identifikuar, por ai mund të jetë i pilotit ose Salas.

Sala dhe piloti Ibbotson u nisen nga Nantes në Francë drejt Cardiffit më 21 janar, pasi ylli argjentinas kishte nënshkruar kontratë me klubin e Premierligës, por u zhduken mbi Kanalin Anglez.

Kërkimet zyrtare për ta u ndërpriten vetëm katër ditë pas zhdukjes së aeroplanit, por familjarët e Sala, tifozët dhe disa futbollistë profesionistë mblodhën të holla për ta nisur një kërkim privat.

Kërkimi privat dha rezultat të dielën disa orë pasi kishte nisur.

 

Gjendet një trup në mbetjet e aeroplanit të zhdukur të Emiliano Sala