Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një 20 vjeçare në Metehi të Podujevës

Gjendet pa shenja jete një 20 vjeçare në Metehi të Podujevës

Një femër e moshës 20 vjeçare është gjetur pa shenja në fshatin Metehi e Podujevës.

Viktima është dërguar në Qendren e Mjekësisë Familjare ku nga mjekët emergjent është konstatuar vdekja e saj.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”.

Borovci tha se policia me kujdes të shtuar po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.