Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Prishtinë

Mesditën e së martës është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.

Një person i moshës së shtyrë është gjetur pa shenja jete në Prishtinë në rrugën “Agim Ramadani”, përkatësisht siç njihet “prapa Teatrit”.

Fqinjët për lajmi.net kanë thënë se viktima është gjetur i vdekur në shkallët e ndërtesës.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.