Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, Policia dyshon se i njëjti ishte raportuar i zhdukur dje

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, Policia dyshon se i njëjti ishte raportuar i zhdukur dje

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ndërtese në Ferizaj.

Dyshohet se trupi i pajetë i takon një personi që ishte raportuar i zhdukur.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, deklaroi Veseli.