Fjalë Kyçe

Gjendet trupi i një 12 vjeçari nga gërmimet në Zallq të Istogut

Gjendet trupi i një 12 vjeçari nga gërmimet në Zallq të Istogut

Në fshatin Zallq të komunës së Istogut, është gjetur një trup i moshës 12 vjeçare gjatë gërmimeve për persona të zhdukur gjatë luftës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, njofton Klan Kosova.

“Sipas ekspertëve, trupi i përket një 12 vjeçari i cili ishte i mbështjellë me një batanije dhe kishte të mbathura një palë çorape. Identiteti i tij akoma nuk dihet dhe po pritet të bëhen analiza”, tha Gjetaj.

Ai ka bërë të ditur që gërmimet për të zhdukurit në këtë lokalitet, kanë përfunduar.