Fjalë Kyçe

Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçarit të zhdukur në Gjakovë një javë më parë

Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçarit të zhdukur në Gjakovë një javë më parë

Gasper Preqi, 68-vjeçar nga fshati Doblibare i Gjakovës, është gjetur pa shenja jete të martën.

Këtë e ka bërë të ditur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, i cili bashkë me një grup vullnetarësh angazhohen për gjetjen e personave të zhdukur, shkruan Reporteri.net.

“Posa sa mora lajmin per gjetjen e trupit te pa jet tashme te ndjerit Gasper Preqi,i cili ishte i zhdukur qe 1 jave. Ne emer timin ne emer te gjith grupit te Vullnetarve i shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes dhe te gjith miqve.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërsa familjarët kishin deklaruar se që nga data 13 prill në ora 09:00 të mëngjesit, tashmë i ndjeri Preqi, kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për në Osek Pashe, por që nuk ishte kthyer më.