Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Ushtruesin e Detyrës së Telekomit, Bedri Istrefi.
Haradinaj ka thënë se ruajtja e kapaciteteve ekzistuese teknologjike dhe avancimi i këtij resursi shtetëror është interes strategjik i vendit.
“Për gjendjen aktuale dhe hapat e mëtejmë për konsolidimin e Telekomit të Kosovës, sot diskutova me Ushtruesin e Detyrës së kësaj kompanie publike, Bedri Istrefi. Ruajtja e kapaciteteve ekzistuese teknologjike dhe avancimi i këtij resursi shtetëror është interes strategjik i vendit”, ka shkruar ai.