Fjalë Kyçe

Gjendje alarmante në Shqipëri, nesër mbyllen diskotekat dhe palestrat

Gjendje alarmante në Shqipëri, nesër mbyllen diskotekat dhe palestrat

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të mbyllin të gjitha diskot dhe palestrat, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se nga dita e nesërme nuk do të ketë shërbime nëpër sportele, shkruan lajmi.net.

Në Shqipëri janë konfirmuar deri tash 10 raste me koronavirus.

Po ashtu, nga ajo që është konfirmuar deri më tani çdo ditë në Spitalin e Infektivës janë duke u paraqitur raste të reja të dyshuara.

Si masë parandaluese, Shqipëria aktualisht ka mbyllur të gjitha lidhjet me Italinë.