Fjalë Kyçe

Gjendje e rëndë në konviktet e Qendrës Studentore, studentët detyrohen ta ngrohin ujin me kovë për t’u pastruar (Video)

Gjendje e rëndë në konviktet e Qendrës Studentore, studentët detyrohen ta ngrohin ujin me kovë për t’u pastruar (Video)

Studentët në konvikte po ankohen për mungesën e ujit të nxehtë dhe orarit të papërshtatshëm të qarkullimit të tij.
Studentët të cilët banojnë në konvikte, po ankohen për mungesën e ujit të nxehtë. Kjo sipas tyre, është si pasojë e qarkullimit të pakët të tij.

Studentja Albjona Hoxha, e cila banon në konvikt, tha se orari i ujit nuk përshtatet me kërkesat e tyre.
“Uji i nxehtë në konvikt vjen vetëm një herë në ditë dhe zakonisht ndryshon orari çdo ditë. Shpesh ndodh që orari kur vjen uji i nxehtë nuk na përshtatet me ligjëratat, kështu që ne duhet t’i përshtatemi orarit të ujit e jo ai neve”, shprehet për RTV Dukagjini studentja Albjona Hoxha.
Problemin e njëjtë e ka edhe studentja Agnesa Sahiti. Ajo tha se ata duhet të gjejnë mënyra të ndryshme që të shfrytëzojnë ujin e nxehtë.

“Një orë e gjysmë ujë i nxehtë është periudhë mjaft e shkurtë. Në fakt prej gjithë kësaj kohe vetëm 20 minutat e fundit munden të shfrytëzohen, pasi pjesën tjetër të kohës uji ose nuk nxehet ose nuk ka shtypje. Në rastet kur nuk ka shtypje ose jam me angazhim ne fakultet jam e detyruar ta nxehim ujin për t’u pastruar”, shprehet studentja tjetër Agnesa Sahiti, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, zyrtarja për informim në Qendrën e Studentëve, Shyhrete Abdullahu, thotë se problemi qëndron tek katet e larta të konviktit.
Ajo pranon se banuesit në konvikte e kanë këtë problem, por sipas saj, është duke u punuar një projekt për rregullimin e kësaj problematike.

“Uji, në një konvikt shembull lëshohet në një periudhë të caktuar për secilin kat. Kjo po shfaq pak problem pasi nuk po mund të shkojë në katet e mësipërme”, tha Shyhrete Abdullahu.
Përndryshe, uji i nxehtë në konvikte vjen gjatë pesë ditëve të javës nga një orë e gjysmë. Ky orar sipas studentëve, asnjëherë nuk është i njëjtë dhe ata ndodhë, ku nuk mund ta shfrytëzojnë atë.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2051870445115477/?t=0