Fjalë Kyçe

​Gjenerali Clark kërkon veprim urgjent për hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

​Gjenerali Clark kërkon veprim urgjent për hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Ish-komandant Suprem i Forcave të NATO-s, gjeneral Wesley Clark ka thënë se nevojiten veprime urgjente në hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë.

“Nevojitet aksion urgjent për hetimin e krimeve të luftës. Së shpejti ka të ngjarë të ketë një aktivitet më intensiv ushtarak rus. Dhe hetuesit tanë duhet të futen në Mariupol. Dhe të diskutohet me Rusinë për ukrainasit e rrëmbyer. Gjykatë Ndërkombëtare e Krimeve, Kombe të Bashkuara: Përqendrohuni”, ka shkruar ai në Twitter.

Të paktën 1.480 civilë janë vrarë dhe të paktën 2.195 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas Kombeve të Bashkuara.