Fjalë Kyçe

Gjenerali i pensionuar në Kroaci: Numri i veteranëve në Kosovë është i fryrë

Gjenerali i pensionuar në Kroaci: Numri i veteranëve në Kosovë është i fryrë

Gjenerali në pension në Kroaci, Esat Çollaku ka folur në lidhje me atë se si është e përcaktuar çështja e Veteranëve të Luftës në Kroaci.

Ai në “Info Magazinë” në Klan Kosova tha se është e vështirë të bëhet një krahasim mes Kroacisë dhe Kosovës në lidhje me këtë çështje.

“Duhet të shikohet nga një kënd krejt ndryshe, për të bërë krahasimin e Kroacisë me Kosovën, sepse Kroacia të paktën e ka pasur mbi 55 përqind të territorit jashtë luftës dhe natyrisht se ka pasur një organizim krejt më ndryshe se si e ka pasur Kosova. Kroacia ka pasur Ministri të Punëve të Brendshme dhe Ministri të Mbrotjes, ku natyrisht që ka dhënë edhe rroga mujore sado pak që kanë qenë ato në vitin 1991 dhe natyrisht se ka pasur regjistra të plota në lidhje me njësitë e veta, kudo që kanë qenë ato”, u shpreh ai.

Tutje, Çollaku tha se në Kosovë, numri i veteranëve është i fryrë, por jo aq sa flitet.

“Kosova nuk ka pasur një instrument në dorë që mund ta bëjë regjistrimin e plotë të njësive të veta, sepse vonë, në fund në vitit 1998, pas ofansivës së parë, faktikisht edhe janë bërë edhe zonat operative nëpër gjithë Kosovën, ashtu që pas formimit të tyre është dashur një kohë e gjatë që të dihet numri i saktë. Megjithatë numri është i fryrë, por jo edhe aq sa flitet. Ne duhet t’i ndajmë në dy pole, apo në dy kënde veteranët e luftës. Ata që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftë dhe ata që e kanë ndihmuar UÇK-në”, u shpreh ai.