Shpërthimit epidemik që ndodhi në fund të janarit, epidemiologët gjermanë i kanë kushtuar vëmendje të madhe. Jo vetëm përmes pyetësorëve standardë të përgatitur nga OBSH, në të cilat njerëzit që janë identifikuar pozitive nga koronavirusi pyeten se ku kanë qenë dhe me kë janë takuar.
Por një hetim i mirëfilltë policor, i cili bëri të mundur përcaktimin se kush i infektoi gjithë ata njerëz. Si ndodhi infektimi midis pacientit 4 dhe pacientit 5, dy personave që me sa duket nuk ishin takuar kurrë?
Në qytetin e vogël të Stockdorf, afër Mynihut në Gjermani, te ‘shtëpia’ e Grupit Webasto, një kompani automobilistike e pjesëve të këmbimit, ndodhi takimi famëkeq i biznesit, ku një grua pozitive nga Kina infektoi punonjësin e parë, një djalë të ri i cili ishte ulur pranë saj gjatë një takimi në një dhomë kufizuar. Ishte 20 janar. Pas një jave ai u testua pozitiv nga koronavirusi.
Ndërkohë, virusi qarkulloi në kompaninë Webasto duke infektuar 16 persona, sot të gjithë të shëruar. Nga atje infeksioni përhapet në Bavari.
Në botim tregohet se si infeksioni kaloi nga i dyti pozitiv te i treti. Por rruga befas ndalet pas pacientit 4.
Çfarë kontakti ka pasur pacienti 5 me personin tjetër të infektuar?
Me marrjen në pyetje, epidemiologët gjermanë zbulojnë se pacientët 4 dhe 5 të dy kishin drekuar në kantinën e kompanisë më 22 janar. Ata hëngrën në dy tryeza ngjitur dhe në shpinë me njëri tjetrit.
Infeksioni nuk ka gjasa të ndodh në këto kushte.
Por në një moment të caktuar, i nxitur nga pyetjet, njëri prej të dyve kujton se i kishte kërkuar kolegut të tij kripë.
Me duart e tij të kontaminuara, pacienti 4 jo vetëm që i dha kripën pacientit 5, por edhe i transmetoi koronavirusin.
Rrugët e koronavirusit janë delikate dhe të paparashikueshme, por në këtë rast mjekët hetues gjermanë kanë qenë po aq të zgjuar, në mos më të zgjuar se Covid-19.