Një shofer në Gjermani ka shfrytëzuar situatën kur pothuajse tërë vendet në botë po aplikojnë masën e izolimit mbarëkombëtar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Ai ka incizuar vetën duke vozitur makinën e tij sportive, në autostradën e zbrazët në Gjermani, me shpejtësi prej 370 kilometra në orë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Vetura të cilën ai e vozit i takon tipit LaFerrari, ecila njihet për motor tejet të fuqishëm dhe shpejtësi marramendëse. Shpejtësinë 0-100 km/h LaFerrari e arrin për vetëm 3 sekonda, bën të ditur tabloidi britanik.
Automobili kushton mbi 2 milionë dollar.