Fjalë Kyçe

Gjest i madh i 1-shit: Taksisti fushë-kosovar dorëzon në polici kuletën me 500 euro që i ra udhëtarit në kerrin e tij

Gjest i madh i 1-shit: Taksisti fushë-kosovar dorëzon në polici kuletën me 500 euro që i ra udhëtarit në kerrin e tij

Një taksist, ka dorëzuar në stacionin policor në Fushë Kosovë, një sasi të konsiderueshme të parave dhe kuletën, e cila i kishte humbur një ditë më parë një qytetari, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic merr vesh se në kuletën e humbur, që taksisti e dorëzoi në polici, përveç dokumenteve, ishin më shumë se 500 euro para të gatshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte. Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli. I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve”, ka thënë Ahmeti.