Fjalë Kyçe

Gjetet marihuanë në çantë e shtëpi, dy të arrestuar në Prizren

Gjetet marihuanë në çantë e shtëpi, dy të arrestuar në Prizren

Një vajzë e komunitetit rome dhe i dyshuari shqiptar janë arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollimit në çantën e te dyshuarës është gjetur dhe konfiskuar 11.47 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e dyshuar e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 5.31 gram dhe 0.82 gramë substancë e dyshuar e llojit ekstazi.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga i dyshuari i lartcekur dhe babai  i tij.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara dhe i dyshuari ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.