Fjalë Kyçe

Gjiganti evropian i bën ofertë 40 milionë euro Real Madridit për Arda Guler

Gjiganti evropian i bën ofertë 40 milionë euro Real Madridit për Arda Guler

E ardhmja e Arda Guler vazhdon të jetë e paqartë me Real Madridin që ka shumë mundësi ta shesë atë në afatin kalimtar veror.

Mesfushori ofensivë turk iu bashkua me shumë bujë madrilenëve nga Fenerbahce në verën e vitit të kaluar, por ai nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të madrilenëve.

19-vjeçari ka zhvilluar vetëm shtatëndeshje në të gjitha garat, derisa në total ka grumbulluar 98 minuta duke shënuar vetëm një gol.

Edhe pse Real Madridi e ka të qartë përkushtimin e tij ndaj futbollistit premtues dhe dëshiron të vazhdojë ta ketë atë në radhët e tij, në horizont janë shfaqur disa opsione në formën e huazimeve që do t’i jepnin atij mundësinë për të shtuar minuta cilësore gjatë sezonit 2024-2025.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Defensa Central’, Los Blancos tanimë kanë marrë një ofertë befasuese nga gjiganti evropian Bayern Munich për yllin turk.

Bavarezët e vlerësojnë shumë Arda Gulerin dhe kanë ofruar 40 milionë euro për transferimin e tij.

Megjithatë madrilenët ende nuk kanë marrë vendim nëse do ta huazojnë lojtarin ku shumë klube janë interesuar apo do ta shesin përfundimisht.