Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është i vendosur për një transferim në Serie A, duke iu bashkuar Romës në huazim.
Futbollisti nga Gostivari që përfaqëson Gjermaninë tashmë e ka të ditur se nuk bën pjesë në planet e trajneri Unai Emery, që ka transferuar David Luiz nga Chelsea.
Mustafi do të rikthehet në Serie A, ligë në të cilën ka luajtur edhe në të kaluarën, duke veshur fanellën e Sampdorias.
Për transferimin e Mustafit te Roma raporton Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.net.
Te Roma, Mustafi do të zëvendësonte Kostas Manolas, që i është bashkuar Napolit.