Fjalë Kyçe

Gjiko dhe Elita Rudi bëhen prindër

Elita Rudi dhe reperi Gjiko sot u bënë prindër të një djali.

Nëna e Gjikos ishte e para që e tregoi këtë duke publikuar në instagram një buqetë me lule për Elitën në spital, shkruan Gazeta Alo.

Nëna e Gjikos, Lirije Gjikolli e emocionuar në rrjetin social instagram ka shkruar:”Ndenje e veçante nga sot gjyshe”.

Disa ditë më herët kuptuam se gjinia e foshnjës është djalë.

Kujtojmë se Gjiko dhe prezantuesja bukuroshe Elita Rudi e kurorëzuan dashurin e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar, ku bënë një dasmë madhështore që ende mbahet mend./Gazeta Alo/