Fjalë Kyçe

Gjiko tregon se pse ia kanë vendosur djalit emrin Zëri

Gjiko tregon se pse ia kanë vendosur djalit emrin Zëri

Gjatë një emisioni televiziv reperi, Gjiko tregon kuptimin e emrit të djalit të tij.

Gjiko shpjegoi se emri i djalit të tij nuk e ka kuptimin e zërit, si zë, si tingull, por tha se gjithmonë duhet të lëshohet zëri për çka do dhe për të thënë mendimin.

“Me kanë i vendosur, atë që e mendon, atë me thonë, kështu që lsho zanin djali jem, thuje atë që duhet. Mos me kon kurrë i përkulun, mos me kon kurrë ndër dikënd. Se fuqia e fjalës është fuqia ma e madhe që e kem”, tha Gjiko, shkruan rtv21.tv

Sa i përket emrit të djalit, Gjiko tregoi që ideja e parë ka qenë që djalit t’i vendoset emri Zë, por tha që për shkak të trajtave kanë vendosur t’ia vendosin emrin Zëri. Ai shtoi se në realitet djalin e thërrasin Zë.

“Është Zë Gjikolli”, u shpreh më tutje reperi i njohur.

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë martuar më 21 shtator të vitit 2018, ndërsa janë bërë prindër të Zërit më 20 shkurt të këtij viti.