Fjalë Kyçe

Gjilanasi acarohet me shqiptimin e gjobës, nis veturën vrullshëm duke i rrezikuar zyrtarët policorë

Gjilanasi acarohet me shqiptimin e gjobës, nis veturën vrullshëm duke i rrezikuar zyrtarët policorë

Një person i dyshimtë është arrestuar mbrëmë në Gjilan.

Arrestimi i tij është bërë për shkak që i njëjti gjersa kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar zyrtarët policorë si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë.

Rasti ndodhi në orën 02:40, ndërsa më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 07.11.2021 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti gjersa kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”