Fjalë Kyçe

Gjilanasi prenë pyllin pa leje, policia i konfiskon drunjtë

Gjilanasi prenë pyllin pa leje, policia i konfiskon drunjtë

Policia e Kosovës ka ndaluar një kamionetë të cilën ishte duke e drejtuar një burrë, ai kishte të ngarkuar drunjë të cilat dyshohet se i ka prerë në mënyrë ilegale dhe pa dokumente.

“Gjilan 30.01.2020 – 19:25. Patrulla policore ka ndaluar një kamionetë me ngasës mashkull K/shqiptar i cili kishte të ngarkuar dru të cilat i ka prerë në mënyrë ilegale dhe pa dokumente përcjellëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit drunjtë janë konfiskuar ndërsa i dyshuari me kamionetën janë liruar.