Fjalë Kyçe

Gjilanasi rrah dhe kërcënon me armë gruan e tij, arrestohet nga policia

Gjilanasi rrah dhe kërcënon me armë gruan e tij, arrestohet nga policia

Një person nga Gjilani është arrestuar dje për dhunë në familje dhe për kanosje me armë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar, rrahur dhe kanosur me armë viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa njësitet policore (me urdhër të GjPP-së) gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një karikator, 19-fishekë cal-9 mm, dhe 3-fishekë cal-7.65 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.