Skuadra e Gjilanit ka barazuar 1:1 kundër asaj të Vitisë, në ndeshjen e parë kontrolluese.
Kuq e bardhët kaluan të parët në epërsi me një autogol të shënuar nga skuadra mike e Vitisë në pjesën e parë.
Vitia rezultatin e barazoi në pjesën e dytë në 1:1 dhe ky ishte edhe rezultati finale i kësaj përballje.
Kryetrajneri Sedat Pajaziti në takimin e sotëm pati mundësinë t’i inkuadrojë gjithë futbollistët e tij në këtë ndeshje testuese.
Gjilani takimin e ardhshëm miqësor e zhvillon kundër Besës së Kavajës, njofton faqja e klubit.