Ka përfunduar përballja e barazhit ndërmjet Gjilanit dhe Besës, shkruan Gazeta Alo.
Skuadra e Gjilanit do të jetë pjesë e Superligës edhe në edicionin e ri pasi ka shënuar fitore në takimin e sotëm.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me fitoren e Gjilanit me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm e ka shënuar Keita Razak në minutën e 24 të takimit.
Gjilani edhe edicionin e ri do të jetë pjesë e Superligës ndërsa Besa do të garoj sërish në Ligën e Parë të Kosovës. /Gazeta Alo