Fjalë Kyçe

Gjilani shpërblehet me grant prej 599 mijë euro për performancën në mjedis

Gjilani shpërblehet me grant prej 599 mijë euro për performancën në mjedis

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëfinancim me organizatën gjermane GIZ dhe Bashkimin Europian, kanë shpërblyer këtë të enjte komunën e Gjilanit me grant në vlerë prej 599 mijë euro për performancën e lartë në fushën e mjedisit.

Grantin e ka ndarë sot zyrtarisht ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njofton Klankosova.tv.

Kryetari në detyrë i komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MMPHI, GIZ dhe BE për vlerësimin e lartë për Gjilanin për këtë vit, por edhe për vitet paraprake, pasi komuna është shpërblyer disa herë për performancën në mjedis.