Fjalë Kyçe

Gjini e prishë koalicionin me PDK’në në Gjakovë për shkak të buxhetit të Komunës

Gjini e prishë koalicionin me PDK’në në Gjakovë për shkak të buxhetit të Komunës

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini sot ka prishur koalicionin që AAK-ja kishte me PDK-në në këtë komunë. Kështu ka njoftuar partia e Ramush Haradinajt në një komunikatë për media.

Kjo komunë ka miratuar buxhetin për vitin 2020 pa votat e asamblistëve të PDK-së dhe për këtë arsye Kryetari Gjini ka prishur koalicionin me partinë e Kadri Veselit, shkruan Gazeta Express.

“Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se në Kuvendin e Gjakovës është miratuar Buxheti pë vitin 2020, pa mbështetjen e asamblistëve të PDK-së. Kjo është arsyeja që Gjini sot ka prishur koalicionin me PDK-në”, thuhet në komunikatë

Ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve politik të emëruar nga PDK në komunën e Gjakovës.

“Gjatë votimit të buxhet, PDK ishte kundër, gjë të cilën edhe e paralajmëroi. Meqenëse në demokraci koalicionet krijohen për krijimin e shumicës parlamentare, një i tillë nuk ka kuptim nëse shumica dështon. Prandaj sot e kam kërkuar dorëheqjen e të emëruarve politik që vinë nga rradhët e PDK. Unë publikisht i falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, ka njoftuar Gjini.

Ardian Gjini kishte fituar në zgjedhjet e fundit lokale për kryetarë komunash të mbajtura në vitin 2017 në Gjakovë duke e mundur ish-kryetaren e këtij qyteti, Mimoza Kusarin pas balotazhit. /GazetaExpress/