Jetesa e Gjirës mes dy shtetesh duket se i ka pasur vështirësitë e veta.
Këngëtarja shqiptare, Gjira Kajtazi e cila dikur ishte tejet aktive në muzikë e ka ndërprerë këtë angazhim për një kohë dhe duke pasur parasysh se tashmë është shtatzënë ka gjasa që nuk do ta shohim me ndonjë projekt të ri muzikor edhe për një periudhë kosohe.
Pavarësisht kësaj, ajo qëndron pranë publikut e fansave të shumtë akoma me publikimin e imazheve të ndryshme në rrjete sociale e reagimet e herë pas hershme lidhur me repert e reja femra nuk mungojnë.
Duke qenë se jeton prej 25 vitesh në Gjermani së bashku me familjen, së fundmi një intervistë e kushëririt të saj e dhënë në një nga televizionet e shtyu të vijë me reagim lidhur me vështirësitë e të jetuarit mes dy shtetesh, shkruan lajminet.
Ai ka folur lidhur me këtë temë ku edhe ka përmendur vështirësitë e Gjirës, të cilët janë të barabarta me shumë prej fëmijëve shqiptarë që rriten jashtë vendit ndërsa reagimin e Gjirës ua sjellim të plotë dhe të pa përpunuar në vazhdim.
“Pse jemi, si jemi“ me 4 vjet e lash Prishtinen dhe vendosa me jetu ne Gjermani – qe 25 vjet jom „shaci“ – vertet kjo rrugë e jetes time ndo nje here si teater … ose si bollywood … Te Gjith jemi ne kerkim te identitetit …. drama ime personale Qe jom mundu me shpreh edhe ne keng por edhe ne menyren Se si kom vendos ta jetoj jeten time … une per veti e kom pranu qe kurr skom me mujt me ju pershtat „normave shqiptare“ qoft ne treg muzikore, qoft privat … sepse thjesht „jom pa sherr e sdi Politik. “ Po kjo sdo thote qe jom gabim ose njeri i keq … thjesht ja kom mundsu shpirtit tim nje liri te cillen jo shume veta guxojn me ja dhuru … dhuru sepse esht dhurate te cmojsh dhe te duash dhe te pranosh vetveten tende ashtu si je … me vjen mire per respektin nga tezaki im Driton Kajtazi Qe po ashtu e kultivon ket „mindset“ ne Lausanne Te Zvicrres dhe afron nje „troll“ per ta ndertuar nje „shtepi“ ne te cillen mund te ndjehem te pranuar …. Te respektuar – Te dashur pa qen te gjykuar dhe te perqeshur pse ndo nje here zgjedhim vendime „jasht korrnizave“ dhe larg kerkesave te „traditave tona“. Esht e pa mundur me u intigru ne nje vend te huj tu u bazu ne oren e prindrit ton – sepse akrepi i tyre ju esht ndal ne momentin kur e lan vendlindjen ton & u percaktuan per nje jete te re. Mos e kufizoni veten & shfryzoni mundsit Qe ju sjell gurbeti – qoft per edukim, qoft per punesim – qoft ne krijim te families dhe vlerat te cillat deshironi ti mbroni.jetoni jeten te cillen ju deshironi ta jetoni …. nga viti 2019 me shume Respekt & dashuri, Gjira”, ka shkruar Gjira.