Fjalë Kyçe

Gjobiten 8 lokale në Ferizaj për shkelje të masave anti-COVID

Gjobiten 8 lokale në Ferizaj për shkelje të masave anti-COVID

Në ditën e parë të Fitër Bajramit, në rajonin e Ferizajt janë gjobitur 8 lokale gastronomie për shkelje të masave anti-COVID dhe një është mbyllur përkohësisht nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

AUV-i njofton se lokalet nuk kishin krijuar kushtet për ruajtjen e distancës.

“Bashkë me Policinë jemi duke vepruar ne gjithë territorin e Republikës se Kosovës për të penguar organizimet me grumbullim të njerëzve, veprime të cilat ndikojnë ne rritje të numrit të të infektuarve”, thuhet në njoftim.