Fjalë Kyçe

Gjobitet 35-vjeçari në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë

Gjobitet 35-vjeçari në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë personin i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj.

Kjo informatë sipas policisë është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia bëri të ditur se e ftoi qytetarin B.H (M/K) 35 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje nga policia në Ferizaj.