Në Rotterdam të Holandës u mbajt finalja e Eurovision 2021.
Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë, shkruan Reporteri.net.
Shqipëria me Anxhela Peristerin, arriti të marrë vetëm 57 pikë duke mbetur në vendin e 21-të, ndërsa Zvicra e cila po ashtu përfaqësohej nga një shqiptar, me Gjon Muharremaj, e që ishte favorite për të fituar, mori 432 pikë në total, duke zënë kështu vendin e tretë.
Fitues i festivalit europian të këngës doli grupi Maneskin nga Italia me 524 pikë të grumbulluara.
Në vend të dytë u radhit Franca me 499 pikë.