Gjon Muharremaj, artisti me prejardhje nga Kosova ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë ditëve të fundit.
Kjo pas suksesit të madh që shënoi në “Eurovision 2021”, i cili përfaqësoi Zvicrën duke qenë se jeton dhe vepron prej vitesh atje.
Ai ka arritur të jetë i pari sipas votave të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun.
“Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.