Fjalë Kyçe

Gjuajti fishekzjarre, shoqërohet në Polici një person në Prishtinë

Gjuajti fishekzjarre, shoqërohet në Polici një person në Prishtinë

Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Prishtinë pasi që gjuajti fishekzjarre.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari ka hedhur fishekzjarre në qendër të kryeqytetit.

“Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në stacionin policor një person, për detaje do të njoftoheni me kohë”, tha ajo.

Sinjali merr vesh se i dyshuari është dënuar nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës konform ligjeve në fuqi.