Fjalë Kyçe

Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet vushtrriasi

Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet vushtrriasi

Një person është arrestuar pasditën e së mërkurës rreth orës 16:00 në Vushtrri, pasi që dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë gëzimi në një aheng familjar.

Policia ka identifikuar lokacionin dhe ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes e poashtu ka identifikuar personin e dyshuar i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë në shenjë gëzimi pasi kishin një aheng familjar.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë pistoletë me gas, prodhim italian e kalibrit 9 mm, një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja.

I dyshuari H.M., 51 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ’’Mbajtje në pronësi, posedim, apo kontrollë i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.