Fjalë Kyçe

Gjuajtje me armë në Pejë: Plagosen dy persona, arrestohen shtatë të dyshuar

Gjuajtje me armë në Pejë: Plagosen dy persona, arrestohen shtatë të dyshuar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Sak Fazlija” në Pejë mbrëmjen e së martës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, derisa ka bërë të ditur se një nga të lënduarit është dërguar në QKUK për shkak të natyrës së lëndimit.

“Mbrëmë në orën 23:15 në rrugën “Sak Fazlija” ka ndodhur policia është informuar që ka të shtëna me armë zjarri. Dy nga ta kanë marrë lëndime trupore”, ka konfirmuar Rugova për lajmi.net.

Kësisoj, policia ka arrestuar shtatë persona të përfshirë në incident.

Siç bën të ditur policia, rasti është iniciuar si “Tentim vrasje e rëndë”.