Fjalë Kyçe

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës teksa është bërë  e ditur se lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre persona, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja.

“Policia, rreth orës 19:37, është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin…”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura teksa nuk raportohet për të plagosur.