Fjalë Kyçe

Gjuan me armë dhe ikën nga vendi i ngjarjes, policia konfiskon armën

Një person gjatë ditës së djeshme në Prishtinë shtiu me armën të cilën e hodhi në tokë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë fisheku.

Gjatë kërkimit të të dyshuarit në një rrugë tjetër është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast dhe nuk raportohet për të arrestuar.