Nëse ndonjëherë jeni gjendur në situatën duke u kotur në tryezën tuaj të punës gjatë ditës ose duke ndjerë nevojën e një gjumi në pikë të ditës, kjo nuk është edhe aq e panatyrshme sa mendoni.
Por derisa nuk ka shumë gjasa ta keni miratimin e shefit për diçka të tillë, megjithatë një ekspert i gjumit pohon se trupat tanë janë programuar në mënyrë biologjike për t’u çaktivizuar në kohë të ndryshme gjatë ditës, sepse trupat tanë nuk janë të programuar të kemi “tetë orë gjumë” pa ndëprerje.
‘Ideja për të marrë këto tetë orë gjumë pa ndërprerë vjen nga revolucioni industrial në Britani të Madhe në fillim të shekullit të 19-të,’ tha Dr. David Cunnington, specialiste e gjumit në Fondin e Shëndetit të Gjumit për FEMAIL.
Slogani i shpikur nga aktivisti i të drejtave të punëtorëve Robert Owen në 1817 ‘Tetë orë punë, tetë orë rekreacion, tetë orë gjumë’ u mishërua si synim në shoqërinë perëndimore.
Deri në fillim të shekullit të 19-të, njerëzit zakonisht flinin 3-4 orë në fillim të natës, zgjoheshin pastaj për disa orë dhe më pas zgjoheshin pastaj me lindjen e diellit.
Pastaj, gjatë ditës, ata shpesh përshtateshin në një tjetër sy shumë para se të nisnin sërish të përsëritnin procesin, sepse kjo është sesi ne njerëzit biologjikisht jemi programuar.
Natyrisht shumica e vendeve të punës nuk do të krijojnë kushte të tilla për personelin e tyre që do të mundësonte gjumë brenda orarit të punës, kështu që ne jemi të detyruar të biem në gjumë vetëm kur të kthehemi në shtëpi.
Por kjo shkakton stres të panevojshëm në proces, veçanërisht për ata që janë më të shqetësuar se të tjerët.
“Ne kritikojmë gjeneratën e mijëvjeçarit të ri se janë më përtacë, por shumë prej tyre po lëvizin drejt mënyrës së të jetuarit si persona të lirë dhe jo në sistemin e punës me pagë’, tha Dr Cunnington.
“Kkjo do të thotë se ata mund të ndajnë kohë gjatë ditës për punë, për aktivitete të lira dhe për të fjetur dhe për këtë arsye pritet të jenë më produktivë në çfarëdo detyre që bëjnë”.
Ndërsa ka ende shembuj të gjumit në dy faza, kryesisht në Evropën Jugore ku flenë dy herë në ditë, shumica e industrive dhe punëdhënësve ndjekin diferencën tetë-orëshe.
‘Të gjitha kulturat përshkruajnë gjumin e njeriut në atë që njihet si kotje dhe zgjim. Ne flemë në cikle prej 60 minutash deri në 120 minuta para se të zgjohemi”, tha ai.
‘Shumica e pensionistëve vërejnë se po zgjohen më herët teksa plaken, sepse trupat e tyre tani nuk punojnë gjatë ditës 16 orëshe sikur ishin dikur më të rinj.
‘Ata mendojnë se kjo është e gabuar, por biologjikisht, në të vërtet ata po kthehen në ritmin e duhur se si ne duhet të flemë.’
Ndërsa foshnjat e porsalindura rekomandohet për të fjetur diku mes 14 dhe 17 orë në ditë, kjo ngadalë zvogëlohet kur të moshoheni dhe hyni në moshën e punës.