Fjalë Kyçe

Gjuriq: Beogradi është i hapur për të gjetur kompromis për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Gjuriq: Beogradi është i hapur për të gjetur kompromis për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se vendi i tij do të vazhdojë edhe sivjet që të flasë me gjuhën e paqes dhe stabilitetit,transmeton Klan Kosova.

Gjatë një deklarimi për Pink.rs, Gjuriq ka thënë se ashtu sikurse në vitet e kaluara “Beogradi sinqerisht është i hapur për të gjetur kompromis për zgjidhjen e problemit disadekadësh me Kosovën dhe Metohinë”.

“Ne do të jemi udhërrëfyes për secilin që sinqerisht dëshiron stabilitet dhe prosperitet ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Gjuriq.