Fjalë Kyçe

Gjuriq e quan ‘egërsi raciste’ ndalesën e hyrjes në Kosovës të ndihmëses së tij

Gjuriq e quan ‘egërsi raciste’ ndalesën e hyrjes në Kosovës të ndihmëses së tij

Dushica Nikolliqit, ndihmëses së drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, sot i është ndaluar hyrja përmes pikës kufitare në Jarinje.

Kështu ka thënë kjo Zyrë, duke shtuar se dy muajt e fundit përfaqësuesit e kësaj zyre i janë nënshtruar maltretimeve sistematike nga ana e Policisë së Kosovës duke iu ndaluar hyrjen në Kosovë, duke potencuar se me këtë kanë bërë shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, raporton Koha.net.

Kjo zyrë, veprimet e shtetit të Kosovës Kosovës i ka quajtur “egërsi raciste” duke u ankuar se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj këtyre rasteve.

Më tej, zyra për Kosovën në qeverinë serbe thotë se “Serbia, sikurse edhe deri më tani, do të vazhdojë të gjejë mënyra që të sigurojë funksionimin e institucioneve tona në Kosovë e Metohi”, ndërsa ka shtuar se “për sjelljet agresive raciste të Prishtinës do të informohen të gjitha instancat relevante ndërkombëtare”.

Kujtojmë se edhe në fillim të këtij muaji, Policia nuk e kishte lejuar të hyjë në Kosovë Nikolliqin.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me MPJ-në e Kosovës për të konfirmuar këtë rast, por deri në momentin e raportimit nuk ka marrë ndonjë koment nga ta.