Fjalë Kyçe

Gjuriq: Hekurudha do të lidhë Beogradin me provincën jugore serbe

Gjuriq: Hekurudha do të lidhë Beogradin me provincën jugore serbe

Sot në Munih do të arrihet marrëveshja e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për lidhjen e kryeqytetit serb dhe “qytetit më të madh në provincën jugore serbe”, njofton Klan Kosova.

“Kur kjo të realizohet një ditë, hekurudha midis Prishtinës, Podujevës dhe Merdarës do të vazhdojë të rindërtohet në drejtim të Nishit. Sapo të rikthehet ajo hekurudhë, pra mallrat nga Serbia qendrore, do të mund të arrijnë në Kosovë shumë më shpejt, si dhe pasagjerët”, tha Gjuriq për TV Prva.